Botë

Ligji francez ndalon supermarketet të hedhin ushqimin

05.02.2016 20:57

Franca është bërë vendi i parë në botë që ndalon supermarketet të hedhin ose të shkatërrojnë ushqimet e pashitura, duke i detyruar që ti dhurojnë për bamirësi në bankat e ushqimit....

Sipas një ligji të miratuar unanimisht nga senati francez, që tani e tutje dyqanet nuk do e hedhin ushqimin me cilësi të mirë edhe pse është afër datës së skadencës.
 
Organizata bamirëse do të jenë në gjendje të japin ushqime falas cdo vit për njerëzit që luftojnë për të siguruar ushqim.
 
Ligji pason një fushatë në Francë nga blerësit, fushata anti-varfëri dhe ata që kundërshtojnë hedhjen e ushqimit. Në dhjetor të 2015 një projekt-ligj mbi këtë cështje kaloi në asamblenë kombëtare, duke u paraqitur nga ish-ministri i industrisë ushqimore, Guillaume Garot.
 
Ligji është mirëpritur nga bankat e ushqimit, të cilat tani do të fillojnë detyrën e gjetjes së vullnetarëve ekstra, kamionëve, dhe frigoriferëve me hapësirë për tu marrë me rritjen e donacioneve nga dyqanet dhe kompanitë e ushqimit./oranews