Botë

Të paktën shtatë persona e humbën jetën në tërmetin e fuqishëm në Tajvan

06.02.2016 12:09

Në tërmetin e fuqishëm që mbrëmë e goditi pjesën jugore të Tajvanit, e humbën jetën të paktën shtatë njerëz, mes të cilëve edhe dy fëmijë...

Tërmeti shkaktoi rrënimin e të paktën katër ndërtesave, nga të cilat një 17 kateshe.
 
Rreth 230 njerëz janë shpëtuar nga rrënoja, ndërsa 380 persona janë lënduar në tërmet. Ende kërkohen 26 njerëz.
 
Tërmeti i fuqishëm ka qenë me intensitet prej 6,4 ballë sipas shkallës së Riterit. Epiqendra e tërmetit ka qenë 25 kilometra në jug të qytetit Judzhing./mia