Botë

Kerry: Rusia nuk e respekton rezolutën e OKB-së

06.02.2016 12:13

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, deklaroi se Rusia dhe regjimi i Bashar al-Asadit duhet menjëherë të ndërpresin bombardimet në Siri...

Ai rikujtoi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me të cilën mundësohet dërgimi i ndihmave humanitare në Siri.
 
"Megjithatë, Rusia, Asadi dhe të gjithë ata të cilët përkrahin Asadin nuk veprojnë në përputhje me rezolutën, aq më shumë kur vet Rusia votoi pro vendimit” tha Kerry.
 
Kerry vuri në dukje se rezoluta thekson nevojën për ndërprerje të sulmeve ajrore, të cilën siç tha, Rusia nuk e respekton.
 
"Si pasojë e kësaj, në ato sulme vdesin civilë në mesin e të cilëve një numër i madh i grave dhe fëmijëve”- tha Kerry i cili shtoi se shpeshherë objekt i sulmeve janë edhe spitalet.