Botë
Pentagoni publikoi fotografi nga të burgosurit, të cilët janë torturuar
06.02.2016 12:24
Ministria amerikane e Mbrojtjes ka publikuar 198 fotografi të të burgosurve, të cilët janë torturuar nga pjesëtarët e forcave amerikane në Irak dhe në Afganistan në periudhën prej vitit 2003 deri në vitin 2006...

Fotografitë janë bërë gjatë hetimeve të brendshme ushtarake dhe rrjedhin nga koha menjëherë pas invazionit amerikan në Irak, kur president i SHBA-së ishte Xhorxh Bushi i riu.
Tek numri më i madh i fotografive janë shfaqur pjesë të trupave, në të cilat shikohen mavijosje dhe gërvishtje, ndërsa disa fotografi janë shumë shqetësuese. Fytyrat e të burgosurve të cilët i janë nënshtruar torturës janë fshehur.
Por, nuk janë publikuar infrmacione ku janë mbajtur të burgosurit dhe nën çfarë rrethana, si dhe as nën çfarë lloj torture janë nënshtruar.
Shoqata amerikane për liri civile (ACLU) në vitin 2004 e ka paditur Pentagonin dhe ka kërkuar që të publikohen fotografitë e të burgosurve, të cilët i kanë nënshtruar dhunës.
ACLU kërkoi që Pentagoni të publikojë 1.800 fotografi, të cilat janë bërë gjatë hetimeve./mia
