Botë
Policia italiane ka sekuestruar 600 kilogramë marihuanë shqiptare
06.02.2016 13:11
Mediat italiane kanë raportuar se kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, e cila vinte nga Shqipëria. 600 kg marijuanë është sekuestruar nga policia italiane e Barit, në det të hapur...

Gomonia ishte zbuluar pas një kontrolli nga ajri, ndërsa ishte rreth 100 kilometra nga brigjet.
Agjentët italianë që bënin kontrolle nga ajri, panë një gomone 10 metra të gjatë, e pajisur me dy motorë të fuqishëm që lëvizte me shpejtësi të madhe drejt brigjeve italiane.
Anijet e Guardia di Finanzia ishin vënë në ndjekje të gomones, por trafikantët të ndjerë në rrezik kanë hedhur drogën në det të hapur dhe janë larguar. Po të njëjtat burime shtojnë se për kapjen e gomones janë angazhuar forca nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria./mia
