Maqedoni
U janë dhënë 3.256 vërtetime të reja migrantëve
06.02.2016 14:01
Gjatë 24 orëve të fundit janë gjithsej 3.256 shtetas të huajt ë cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit...

Gjatë 24 orëve të fundit janë gjithsej 3.256 shtetas të huajt ë cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit, prej tyre 1.126 janë të gjinisë mashkullore, 766 të gjinisë femërore, si dhe 1.364 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit.
Siç njoftoi MPB-ja, prej tyre shettas të Sirisë janë 1.516, pastaj 836 shtetasve të Afganistanit dhe 904 për shtetasit e Irakut.
Nga fillimi i viti janë dhënë vërtetime për gjithsej 63.402 shtetas të huaj, nga të cilët 25.946 janë nga gjinia mashkullore, 13.639 janë të gjinisë femërore dhe 23.703 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 114 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Gjatë 24 orëve të fundit, deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e të drejtës për azil nnë bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllimin e shprehur për kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit.
Në Sektorin për azil prej 1 janarit të këtij viti dkërkesa për njohjen e të drejtës për azil kanë parashtruar dhjetë persona (shtatë nga Afganistani dhe tre nga Siria) në bazë të vërtetimit paraprakisht të dhënë për qëllimin e shprehur për kërkesë për njohjen e të drejtës së azilit./mia
