Maqedoni

Deputetja Aliti në Uashington takon senator dhe kongresmen amerikan

06.02.2016 15:10

Deputetja e BDI-së, Nora Aliti, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Uashington ka realizuar takime intensive me ligjbërësit amerikan, Senator, Kongresmen, Guvernator...

Deputetja e BDI-së, Nora Aliti, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Uashington ka realizuar takime intensive me ligjbërësit amerikan, Senator, Kongresmen, Guvernator dhe përfaqësues të tjerë të jetës publike amerikane por edhe evropiane dhe rajonale.

Aliti para të pranishmëve në ngjarjen e organizuar nga Kongresmeni Robert Aderholt për liderët e vendeve të Evropës Juglindore me ç’rast foli mbi vlerat e tolerancës dhe përparësitë e dallimeve.

“Në botë bashkëekzistojnë fe të ndryshme, por njerëzit janë njerëz të besimit, fëmijë të Zotit por edhe pse ata mund të hyjnë në shtëpinë e Zotit nëpërmjet portave të ndryshme ato përsëri përfundojnë në të njejtën shtepi. Po largohem nga Washingtoni me besim të fuqishëm që ajo që na bashkon është shumë më e madhe se sa ajo që na ndanë. Është tërësisht e mundshme që të lutemi me njëri tjetrin dhe për njeri tjetrin” u shpreh Aliti.

Në përfundim të vizitës në Washington, Aliti është takuar edhe me z. Rob Benjamin, Drejtor në NDI për Evropën Qëndrore dhe Lindore si dhe shkurtimisht edhe me ish kandidatin për President të SHBA, Senatorin John Mccain.  

Deputetja Aliti është e ftuar si deputetja e vetme shqiptare nga Maqedonia nga kongresmenët amerikan në Mengjësin tradicional të Lutjeve në të cilin të pranishmëve iu drejtua edhe Presidenti Amerikan Barack Obama.