Maqedoni
Klinika e Syve në Shkup në pranverë me tre shërbime të reja
06.02.2016 15:20
Klinika e Syve në Shkup këtë pranverë fillon me tre shërbime të reja oftamotologjike...

Pas një shkëputje 15 vitesh në këtë klinikë rrikthen intervenimet e cross linkingut, keratoplastikës dhe gllaukomës.
Deri në fund të këtij muaji duhet të realizohet intervenimi i parë i cross linkingut, ose thënë ndryshe intervenim i korneas, ndërsa deri në fund të marsit duhet të fillojë edhe transplatimi i korneas dhe implatimi i implanteve për të normalizuar tensionin në sy.
“Ne kemi paraparë rreth 30 deri më 40 intervenime për sëmundjen e crosslinkingut të bëhen në vit. Si fillim janë të mjaftueshme dhe besojmë që çdo vit do të jetë ajo sipas nevojave të pacienteve.Ne kemi qef të kemi sa më pak paciente të tilla. Mirëpo fatëkeqësisht ka pacient dhe ne do duhet ato pacient ti trajtojmë definitivisht të gjithë.Për ndërhyrjen e keratopllastikës ose transplatimi i kornes kemi paraparë në buxhetin tonë diku rreth 30 ose 35 intervenime.Ndërsa për gllaukomën janë paraparë rreth 20 intervenime këtë vit ndërsa vitet e tjera do të shohim”, shprehet drejtori i klinikës së Syve, Iljaz Ismaili.
Fondi për Sigurim Shëndetësor mbulon 90 për qind të shpenzimeve, ndërsa 10 përqind participim paguajnë pacientët për këto intervenime.
E mira është se në rast se rritet numri i pacientëve të cilët kanë nevojë për këto shërbime, FSSHM qëndron e hapur për të zgjeruar listën e numrit të intervenimeve deri në fund të vitit, sqaron Ismaili.
“Një procedur e crosslinkingut që është futur në çmimoren e fondit është diku rreth 20 mijë denarë, por kjo për pacientet do të jetë vetëm me participim, me librez shëndetësore dhe me kontrolle normale të pacienteve. Sa i për ketë për Keratopllastikës e cila ka çmim mbi 210 mijë denarë në institucionet private, te klinika jonë do të kushtojë me participim adekuat që është caktuar nga FSSHM-së. Ndërsa trajtimi i gllaukomës me implante është mbi 77 mijë denarë nga shkaku se çmimi i implanteve është shumë i lartë, kurse tash kjo do të jetë e mbuluar nga sigurimi shëndetësor i Maqedonisë dhe do të paguhet vetëm participim”, shprehet drejtori i klinikës së Syve, Iljaz Ismaili.
Shuma e përgjithshme e investimeve në pajisje dhe materijale është rreth 10 milion denarë,ndërsa ekipi mjekësor që do të kryej intervenime është trajnuar në Bullgari.
REXHEP QAMILI
