Ekonomi
Idrizi: Aktualisht s’ka ndikim në sistemin bankar
06.02.2016 15:28
Kriza politike në vend deri më tani nuk ka pasur ndikim në sektorin bankar, dhe në kursimet e qytetarëve në banka, pasi që sistemi bankar në Maqedoni është stabil...

Kriza politike në vend deri më tani nuk ka pasur ndikim në sektorin bankar, dhe në kursimet e qytetarëve në banka, pasi që sistemi bankar në Maqedoni është stabil, mirë i kapitalizuar, dhe i mbikqyrur nga banka qendrore vlerëson Fatmir Idrizi drejtor në Stopanska Bankë.
“Sistemi bankar është jashtzakonisht mirë I kapitalizuar, I bazuar në depozitat e larta vendore të qytetarëve, pikërisht edhe Stopanska banka e mbështet politikën e biznesit dhe zhvillimin e saj në depozitat stabile, afatgjata e të cilat I mundësuan rezultate të larta", shprehet Fatmir Idrizi drejtor në Stopanska Bankë.
Qytetarët që TVM 2 i anketoi rreth kësaj teme, kishin dilema sa i përket kursimit nëpër banka.
“Bankave nuk iu kam besuar kurrë, tashmë aspak. Në këtë situatë nuk çohen paret në bankë, por nuk ka edhe çka me kursy në bank, ska para. Por edhe pas përsëri nuk do i kurseja në bankë, sepse i shfrytëzojnë për gjëra tjera, pensionistët po presin nuk ka para", shprehet i anketuari.
“Edhe ai që i ka paratë në bankë duhet me i tërheq në këtë krizë politike, pasi që këtu situata ditë pas dite”, theksoi i anketuari
Por Idrizi nuk ndan mendimin e njejtë. Sipas tij, edhe përtej situatës politike, kursimet e qytetarëve në banka kanë trend rritës.
"Në bazë të analizave ditore të cilat I kemi në nivel të bankës, kursimet nga qytetarët, ditë e më ditë kanë rritje e sipë, në bazël të trendit dhe buxhetit të paraparë nga menaxhmenti I bankës”, theksoi Idrizi.
Idrizi beson se bankat nuk do të hasin në pengesa edhe gjatë periudhës së ardhshme, duke shpresuar gjithsesi që kriza politike të marrë fund në një afat sa më të shpejtë, pasi kështu edhe qytetarët do të ndjeheshin më të sigurtë për paratë e tyre të ruajtura në bankat e vendit.
ERSAN PAJAZITI
