Maqedoni
Ekspertët për listën zgjedhore, pastrohet në kohë, nëse ka resurse njerëzore
06.02.2016 15:38
KSHZ me përbërjen e re në krye me tre ekspertët e pavarur dhe me aktivizimin e gjitha resurseve njerëzore mund të arrijë në pastrimin e listës zgjedhore në afatin e paraparë...

Vlerësimi I tillë vjen nga njohësja e çështjeve juridike Majlinda Hajdari sipas së cilës në Komision janë krijuar kushte juridike që të zbatohen metodologjitë për largimin e votuesve fiktiv nga lista zgjedhore.
"Besoj që duhet pasur parasysh se janë plotësuar gjitha parakushtet me fazën e parë për të kaluar në fazën e dytë në realizimin dhe zbatimin e dipsozitave ligjore dhe dispozitave të metodologjive të punës dhe besoj që nëse KSHZ-ja i shfrytëzon gjithë kapacitetin kadrovik dhe punon me kapacitet të plotë do të arrijë të pastrojë listën zgjedhore, do të arrijë të eliminojë votuesit fiktiv dhe me këtë duhet edhe ne si qytetarë të shtojmë besimin drejt KSHZ-së në aspekt të asaj që do të kryejë punën e vet dhe do të parapërgadisë një teren i cili është parakusht për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike", shprehet Majlinda Hajdari njohëse e çështjeve juridike.
KSHZ ka inicuar edhe ndryshim të kodit zgjedhor dhe ligjeve të tjera për pastrimin e listës zgjedhore. Ndërkohë që pritet edhe transferimi I të dhënave nga institicionet relevante deri tek KSHZ.
Nënkryetari i KSHZ-së Rexhep Prekopuca thotë se po ndërmeremn gjitha aktivitetet për fillimin e kryqëzimit të të dhënave.
Për zbatimin e metodologjive për pastrim të listës zgjedhore janë angazhuar 5 konsultatntë të IT-së, katër të propozuar nga partitë politike dhe një konsultantët ndërkombëtarë.
“Do të nënshkruhen dokumentet e nevojshme me organet shtetërore për të vendosur bazë juridike për qasjen në baza e të tyre të të dhënave. Do të formohen 3 ekipet e IT-së, të cilët do të punojnë në baza të njëjta të të dhënave dhe në testime të njëjta që e gjith puna të kryeht me shpejtësi dhe që të dhënat e fituara të mund të krahasohen. 3 ekipet e IT-së do të fillojnë me punë në momentin kur do ti marrin të dhënat nga të gjitha institucionet”, shprehet nënkryetari i KSHZ-së, Rexhep Prekopuca.
Sipas metodologjive të KSHZ-së tek të dhënat ku do të shfaqen dyshime do të dilet në teren për tu kryer kontrolli.
Atë do ta kryejnë anketues të autorizuar nga partitë politike por të trajnuar nga KSHZ.
MERAL ISMAILI
