Maqedoni
Zaev: Qëllim parësor media të lira dhe të pa varura
06.02.2016 16:05
Nikolla Gruevski dhe VMRO nuk duan media të lira. Qëllimi tij është që të kontrolloj mediat...

Frika e VMRO-së është frikë nga e vërteta nga katastofa reale të cilët do ta mësojnë qytetarët.
Me ndërrimin e qeverisë, LSDM do të garantojë media të lira, gazetari të lirë hulumtuese si dhe zhvendosje të ndikimeve qeveritare në politikën redaktuese. Kështu ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zev.
"Secili qytetar e din se pa rregullim të mediave dhe pa pastrim të listës zgjedhore nuk do të ketë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Mediat e lira janë qëllim parësor i LSDM-së. Për këtë, me ndryshimin e qeverisë, LSDM do t’ju garantojë gazetarëve të hulumtojnë lirshëm dhe të informojnë për ngjarjet ne vend, të mbrojtur nga cfarëdo lloj presioni. LSDM do të sigurojë respekt për punën e gazetarëve dhe liri për shprehje të qëndrimeve. Redaktorët gjithashtu nuk do të jenë qeveritarë dhe anëtarë të partive politike", shprehet lideri i LSDM-së, Zoran Zev.
RTVM – ja do t’a ketë rolin e servisit publik, plotësisht i lire dhe profesional. Gjithashtu do t’a tërheqim taksën radiodifuzive dhe do të ngrisin debatet publike për të dëshmuar bazën e demokracisë.
Do të krijojmë hapsirë mediatike për informim objektiv dhe të lirë, me cka qytetarët vetëm përmes informative të sakta do te mund të sjellin vendime për të ardhmen, deklaron, Zaev.
NERMINE MULAKI-FEJZULLAHU
