Botë

Luftime të ashpra në Siri, ritet kriza e refugjatëve

06.02.2016 17:29

Luftime të ashpra raportohet të jenë zhvilluar afër Aleppo në Sirinë veriore, ndërsa forcat qeveritare po mundohen të rrethojnë rebelët në qytetin me rëndësi strategjike...

Observatori Siriana për Të Drejtat e Njeriut ka thënë se të paktën 120 luftëtarë nga të dyja palët janë vrarë afër qytetit Ratyan.

Ndërsa rreth 20,000 refugjatë raportohet të kenë lënë shtëpitë e tyre dhe natën e kanë kaluar afër kufirit me Turqinë.

Turqia ka thënë se është e përgatitur t’i ndihmojë refugjatët, por kufiri mbetet i mbyllur për kalim. Në ditët e fundit, ushtria siriane e përkrahur nga forca ajrore ruse ka përparuar në territor në Aleppo.

Televizioni shtetëror sirian ka raportuar se forcat pro-qeveritare kanë shtënë nën kontroll qytetin Ratyan, në veri të Aleppos.