Kulturë
Premierë e filmit "Toka", një sukses i regjisorit Ibrahim Deari
06.02.2016 18:05
Premiera e filmit me metrazh të shkurtër “Toka”, me regji e skenar të Ibrahim Dearit dhe producent Arben Fejzullahun u shfaq mbrëmë në Kinetokën e Maqedonisë në Shkup...

Është filmi i gjashtë i Ibraim Dearit dhe i pari film i financuar nga Fondi i Filmit të Maqedonisë.
Ajo që të bën përshtypje në filmin “Toka” është individualiteti i spikatur i regjisorit të ri, i cili vjen tek publiku nëpërmjet një kuadri të vecantë si një risi e kinemasë shqiptare dhe zgjedhja e gjetur e aktoreve që nga rolet kryesore deri tek rolet më të vogla, gjë që garanton suksesin.
Publiku që kishte mbushur sallen e kuqe të Kinotekës në Shkup ndoqi me kureshtje filmin dhe së fundi e pershendeti me duartrokitje të gjata.
Ibrahim Deari pasi falenderoi të pranishmit theksoi, “Une do të vazhdoj të bëj filma”.
MERITA ÇOÇOLI
