Maqedoni
Në kufirin Greko-Maqedonas mijëra refugjatë vazhdojnë të mbeten të bllokuar
06.02.2016 18:13
Në kufrin greko-maqedonas mijëra refugjatë vazhdojnë të mbetën të bllokuar..

Ato janë strehuar në një pikë karburanti në veri të Greqisë, në qytetin e Polikastros afër Maqedonisë. Forcat speciale të policisë greke vazhdimisht patrullojnë në terren dhe nuk i lejojnë refugjatët të kalojnë.
Ndërkohë që refugjatëve të cilëve po ju mbaron ushqimi dhe paratë mendojnë që të nisen të këmbë drejt Maqedonisë.
80 autobusë presin që policia greke t’i lejojë të kalojnë në Maqedoni dhe më pas të munden të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt perëndimit. Maqedonia lejon të kaloj vetëm një numër të vogël refugjatësh të cilët me autobusë dhe tren nisen në drejtim të Serbisë.
