Botë

Tiranë: Krimi i ditëve të fundit në fokus të skenës politike

06.02.2016 18:21

Tematika e krimit në Shqipëri ka zënë temën kryesore të politikës...

Kryeministri Edi Rama u përpoq ta justifikoje këtë fenomen duke u shprehur se krime ndodhin edhe ne vende të sigurta siç është Gjermania.
 
Por pak momente më vonë reagoi kreu i partisë demokratike Lulzim Basha i cili tha se krimi në Shqipëri është unik pasi është i lidhur ngushtë me pushtetin. Ndërsa ish ministri i brendshem Flamur Noka bëri me dije se në një lagje të Vlorës janë bërë gati për trafikim 3 mijë ton lëndë narkotike.
 
Ditët e fundit kronika e zezë ka zënë faqet kryesore të shtypit e sidomos me masakrën e Elbasanit ku u eksekutuan 3 persona dhe u plagosën 8 tjerë.
 
NAIM RAMADANI