Maqedoni
Ahmeti: Media të pavarura, jo tellallë partiakë
06.02.2016 18:27
VMRO- DPMNE-ja dhe LSDM-ja vazhdojn luften e tyre per mediat. Edhe pse mediat kanë nevoj për zgjidhje afatgjate dy partit të bllokut maqedonas...

VMRO- DPMNE-ja dhe LSDM-ja vazhdojn luften e tyre per mediat. Edhe pse mediat kanë nevoj për zgjidhje afatgjate dy partit të bllokut maqedonas, propozim ligjet e oponentit politik, I pranojnë që në fillim me skepticizëm madje edhe me akuza të rënda.
Nga BDI janë më të qartë. Ata kërkojnë financim nga buxheti për mediat, zgjedhje përmes konkursit të ekspertëve të këshillit drejtues të RTM-së dhe të anëtarëve të agjencisë së mediave si dhe program 24 orësh në shqip në TVM 2 dhe Radio shkupin.
Kryesorja thonë nga BDI, është një ligj që do ti bëjë gazetarët të jenë vërtetë të pavarur.
"Jemi të interesuar që në vend të ketë ligj konform standardeve evropiane mbi veprimtarin e lire dhe të pavarur mbi mediumet, sepse nuk është në interes as politk as strategjik të BDI-së për cenzur apo për të patur medium që do të ishte zëdhënës I një partie politike", shprehet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ndërmjetësi në bisedime Piter Van Haute, shpreson se një ditë MTV2 do të ketë program 24 orësh në shqip, por për momentin gjithçka sillet rreth zgjedhjeve.
"Është shumë e qart se komunitetet kanë të drejtë të kenë transmetues publik të ndarë, që të prezentojnë çfardo që ata dëshirojns si komunitet. Ne nuk I kemi përfshir në prioritetet kryesore, sepse nuk jam I sigurt se do të mund të arrim marrveshje edhe për këtë çështje, pasi që tani merremi me çështjen e zgjedhjeve", shprehet ndërmjetësi në bisedime Piter Van Haute.
Për ekspertët, është naivitet nëse pritet që sistemi mediatik të jetë funksional, me media të varura krykeput nga partitë politike.
Biljana Petkovska pajtohet me propozimin që servisi publik të ketë buxhet të vetin, pasi tani për tani RTM sipas saj, është tërësisht e varur nga paratë qeveritare dhe kjo me automatizëm ndikon në pavarësinë e tij.
"Grupet e punës duhet medoemos rregullojn çështjet problematike të TVM-së, të cilat janë të shumta e më pas servisi I shumë përfolur mund informoj në mënyrë të të drejt dhe të pavarur. Nëse TVM- mbetet e varur finansiarisht nga Qeveria atëherë kot që flitet për ndryshime ligjore, servisi public do të punoj ashtu siç ka punuar deri më tani", shprehet ekspertja Biljana Petkoska.
Por kryeredaktorja e TVM2, Migena Gorenca, kërkon që servisi shqip të ketë pavarësi financiare në kuadër të financave të përgjithshme që do të ndahen për servisin publik.
"Po personalisht jam shumë dakord që të zgjidhet sipas asaj që propozon Vanhojt, le të vin ekspertët ma të mirë dhe të vendosin për neve , le të gjidhen drejtorët nga këta ekspert më të mirë dhe pastaj çfar bëjm. Atëherë duhet të shihet mekanizmi ligjor një ndryshim I rëndësishëm në ligjin për media në ligjin aktual për radio televizionin e Maqedonisë që ne të ndahemi . Pra pavarësi finansiare e Servisit të Dytë", shprehet kryeredaktorja e TVM 2, Migena Gorenca.
Në kushte kur flitet për liri të shprehjes në punën e mediave gjithsesi pavarësia financiare është një prej kushteve kyçe thekson Gorenca e cila sa I përket ligjit për media mbështet propozimin e ndërmjetsit Vanhojte.
SANIJE KASAMI
