Maqedoni

Zyrtarët evropjan për emigrantët, mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje

06.02.2016 19:00

Maqedonia ka qenë në krye të bisedimeve në takimin joformal të shefave të jashtëm të vendeve të BE-së lidhur me rutën e emigrantëve Ballkan dhe Evrope...

Me kete rast,  mbyllja e kufijve për emigrantët nuk është zgjidhje, ka deklaruar shefja për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Federica Mogerini.
 
"Përfundimisht të kuptojmë se kjo cështje është kryesore për të gjithë ne, të tregojmë se jemi më të tepër të bashkuar se të shpërndarë. Së bashku do të punojmë me vendet e Ballkanit", shprehet shefja për politikë të jashtme dhe siguri Federica Mogherini.
 
Edhe eurokomesari për zgjerim, Johanes Hahn ka deklaruar se mbyllja e kufijve për emigrantët është vetëm një zgjidhje e përkoshme, duke shtuar se Shengeni është një nga simbolet e Bashkimit Evropjan, e cila duhet të ruhet, ndërkaq minsitri i jashtëm hungarez Sijerto, ka deklaruar se Maqedonia ka bërë shumë në mbrojtje të zonës Shengen, vecanërisht në kohën me krizën e emigrantëve.
 
"Patjetër e kemi t’i ikim gjendjes në të cilën vendet ballkanike, kandidate për BE do të mund të bëhen nje lloj parkingu për refugjatët. Për atë jemi këtu të gjejmë një zgjidhje evropjane e cila do të përforocnte kontrollin e kufijve të jashtëm", shprehet eurokomesari për zgjerim Johanes Hahn.
 
"Maqedonia meriton respekt, sepse me të vërtetë ka bërë shumë që t’a mbrojë zonën Shengen në BE. Maqedonia sidoqoftë nuk është anëtare e NATO-s dhe BE-së dhe për këtë meriton respket. Ne dërgum polic atje dhe do të vazhdojmë të ndihmojmë në infrastrukturë dhe do të jemi gjithmonë në kontakt me minstrin e jashtëm Popovski", shprehet ministri i Jashtëm Hungarez, Petar Szijjarto.
 
Maqedonia është vënë nën hije për sa i përket ndihmës nga BE,  vlereson ministri Popovski, ndërkaq thekson se Maqedonia ka pika pozitiv sa i përket menaxhimit me  refugjatët.
 
"Roli ynë në këtë  takim është evidentuar në kontekst pozitiv. Ajo cka është me rëndësi është se kemi bindur partnerët evropjan se Maqedonia është vend mbështetës dhe në periudhëne e kaluar në të vertëtë kemi bërë hapa serioz në ballafaqim me këtë krizë", shprehet ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski.
 
Plani i Brukselit  për menaxhimin e refugjatëve sidomos në vendet ballkanike duhet të realizohet këtë muaj në takimin e Këshillit Evropjan.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU