Maqedoni

U janë dhënë vërtetime 1.782 migrantëve

07.02.2016 12:24

Gjatë 24 orëve të fundit janë gjithsej 1.782 shtetas të huajt, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrimin...

Gjatë 24 orëve të fundit janë gjithsej 1.782 shtetas të huajt, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit, prej tyre 635 janë të gjinisë mashkullore, 390 të gjinisë femërore, si dhe 757 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit.
 
Siç njoftoi MPB-ja, prej tyre shtetas të Sirisë janë 948 pastaj 442 shtetas të Afganistanit dhe 392 shtetas të Irakut.
 
Nga fillimi i viti  janë dhënë vërtetime për gjithsej 65.184 shtetas të huaj, nga të cilët 26.571 janë të gjinisë mashkullore, 14.029 janë të gjinisë femërore dhe 24.460 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 114 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
 
Sipas shtetësisë personave, të cilëve u janë dhënë më shumë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë-31.880, të Afganistanit-20.447 dhe të Irakut-12.854.