Botë
Koktej molotovi ndaj një qendre për refugjatë në Pragë
07.02.2016 12:37
Policia çeke është në kërkim të disa dhjetëra sulmuesve të maskuar, të cilët të shtunën në mbrëmje...

Policia çeke është në kërkim të disa dhjetëra sulmuesve të maskuar, të cilët të shtunën në mbrëmje, duke hedhur koktej molotvi i vunë zjarrin një qendre sociale, e cila u ndihmon refugjatëve në Pragë, njoftoi korrespondenti i MIA-s.
Siç pohoi zëdhënësja e policisë Iveta Martinovska një person është lënduar, ndërsa 19 janë evakuuar.
Zjarri është shuar nga shërbimi zjarrfikës për disa minuta.
Martionovska, nuk mund të konfirmonte nëse sulmi ka lidhje me protestat kundër migrimit, të cilat të njëjtën ditë u mbajtën në disa vende në Çeki dhe në të cilat kishte disa incidente me njerëzit të cilët u japin mbështetje refugjatëve./mia
