Maqedoni

“Blej shtëpi për të rinj”: Të rinjtë shqiptarë, të painformuar

07.02.2016 15:02

Ka afro dy muaj që ka filluar të funksionojë projekti “ Blej shtëpi për të rinj”, por numri I atyre që po aplikojnë është ende i ulët...

Nga bankat që kreditojnë të rinjtë që duan të krijojnë shtëpinë e tyre përmes këtij projekti, thonë se dokumentet e nevojshme janë pothuajse të njejtat me ato të kredive të zakonshme bankare për shtëpi, me disa plotësime specifike.
 
Kreditë bankare janë një mundësi shtesë   për të gjithë ata të rinj deri në 35 vjec, që duan të kenë shtëpinë e tyre por nuk kanë mundësi financiare ta realizojnë këtë ëndërr.
 
Ka dy modele aplikim I për këtë projekt.  Me modelin e parë, për kredi deri në 20 vjet dhe shumë maksimale deri në 50 mijë euro shteti subvencionon  këstin mujor  për 11 vite.
 
Me modelin e dytë tërësisht subvencionohet pjesëmarrja për kredinë varësisht nga shuma që do të merret.
 
Nga Stopanska Banka thonë se kërkesat e deritanishme më shumë janë për variantin e parë të subvencionimit.
 
"Deri tani kemi disa dhjetra kërkesa për subvencionim për këtë projeKt nga të rinjtë që plotësojnë kushtet. Interesi më I madh ëhstë për subvencionimin e ratës mujore, për vetë faktin se klientët kanë përfitime afatgjata , marrë parasysh faktin se klienti përfiton subvencion të 80% të rastës mujore për 8 vitet e para, 50% të ratës mujore për 3 vitet e tjera", shprehen nga Stopanska Banka.
 
Por të rinjtë  shqiptarë duket se janë pak të informuar  apo të interesuar rreth këtij projekti të ri. 
 
"Jo nuk kemi dëgjuar, nuk jemi të interesuar", theksoi qytetari.
 
"Nuk jam I interesuar", shprehet qytetari.
 
"Po do të mendoja, besoj që do të më konvenon që të aplikoj për këtë projekt", theksoi qytetari.
 
Ata që fërkojnë duart nga benefitet e këtij projekti sigurisht janë firmat e ndërtimit. 280 euro për metër katrotrë është cmimi I tregut I ofruar nga kompania Hot Hot.  Nga kjo komani thonë se kjo është një mundësi e mirë për të rinjtë. 
 
"Kuadratura mesatare e cila kërkohet është ajo prej 100 metrash katrorë por kemi edhe më të vogla, rreth 80 meter katrorë, por 100-110 ëhstë kuadratura mesatare që kërkohet", shprehet Robert Hot nga kompania “HOT- HOT”. 
 
Për tu bërë pjesë e këtij projekti, kërkuesi i subvencioneve nuk duhet të ketë rrogë më të madhe se 900 euro , ose 1300 nëse bëhet fjalë për cift, dhe  nuk duhet të ketë vendbanim në emër të tij e as të ketë marrë kredi.
 
Është ende fillimi i këtij projekti dhe nuk dihet se sa do të jetë i suksesshëm. Por padyshim që është një mundësi shtesë për të punësuarit deri në moshën 35 vjecare, për të zgjidhur një herë e mirë cështjen e tyre banesore.
 
GAZMEND REXHEPI