UNCHR NË SHKUP
Arif: Nevojiten pregaditje për qëndrim më të gjatë
07.02.2016 15:05
Pavarësisht nga kushtet klimatike mesatarisht rreth 2 mijë migrantë në ditë kalojnë transit nëpër Maqedoni, të cilët nisen drejt Gjermanisë dhe Austrisë...

Kështu ka deklaruar Mohamed Arif, përfaqësuesi i UNHCR-së në Shkup transmeton Radio Evropa e Lirë.
Sipas tij Maqedonia nuk ka kapacitete për të strehuar migrantët nga Siria, Iraku dhe Afganistani më shumë se disa orë.
"Objektet, dhe infrastruktura të cilat janë ndërtuar në këtë vend mundëson qëndrimin e tyre për një kohë të shkurtër deri më 6 orë. Për aq sa jam unë i informuar, nuk janë duke u bërë përgatitje këtu për të qëndruar më gjatë migrantët. Më duhet të theksoj se dy qendrat pranuese në Maqedoni, Gjevgjeli dhe Tabanoc, disponojnë me kapacitet për të pranuar maksimum 2 mijë refugjatë, të cilët mund të qëndrojnë më së shumti 6 orë", shprehet përfaqësuesi i UNHCR-së në Shkup, Mohamed Arif.
Arif nuk mendon se mbyllja e kufijve do të zgjidhte problemin me fluksin e migrantëve.
"Nuk mendoj se mbyllja e kufijve do ta zgjidhë problemin. Ajo që do ta zgjidhte problemin është pranimi kolektiv dhe i përgjithshëm i problemit, sisteme të azilit të cilat do të funksionojnë në mënyrë efikase dhet të përshtatshme dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare", shprehet përfaqësuesi i UNHCR-së në Shkup, Mohamed Arif.
Ndonëse menaximi me kufijtë është e drejtë sovrane e çdo shteti megjithatë byllja e kufijve do të shkaktonte edhe më shumë vuajtje ka deklaruar përfaqësuesi i UNCHR-së në Shkup Muhamed Arif.
Ndryshe, të dhënat zyrtare bëjnë të ditur se përmes Maqedonisë, nga një janari i këtij viti kanë kaluar transit 63.402.
NAIM RAMADANI
