Maqedoni

BDI- Llogaridhënie në Tetovë, 200 mln euro investime në Pollog

07.02.2016 15:31

200 milionë euro janë investimet që ka bërë qeveria në komunat e Pollogut, në projekte të ndryshme, që nga përmisimi i kushteve në arsim, shëndetës, turizëm, energjitikë, ekologji, transport, buqësi, dhe kulturë...

Në këto sfera janë realizuar shumica e projekteve të nisura, një pjesë e vogël e mbetur do të reazohen brenda këtij viti, premtuan funksionarët e BDI-së në takimin me banorët e rajonit të Pollogut.  
 
Ministri i ekologjisë Nuran Izairi u shpreh i bindur se deri në fund të këti viti do të përfundojë edhe rrjeti i ujsjellsit të Tetovës. Ai përmendi edhe gazpërcuesin  Shkup- Gostivar i cili do të kap vlerën  54 milonë euro.
 
"Rrijeti i ujt Tetovë dhe stacioni i filtrimit të ujt të pishëm në vlerë prej 3.5 mil euro, tani më rrijeti i përfunduar dhe pritet të përfundon edhe stacioni i filtrimit të ujrave të pishëm. Projekt gjithashtu shumë i rëndësishëm edhe gazë përcuesi Shkup- Gostivar dhe rrjeti shpërndarës në vler gjithsej 54 milon euro projekt që më tani ka filluar, bibloteks në Tetovë salla e sportit dhe konvikti prans Universiteti të Tetovës, dhe projekti i rëndësishëm për Tetovën dhe rredhinë stacion për filtrimin e ujrave të zeza, vlera totale e këtyre projekteve është dikun 200 milon euro", shprehet ministri i ekologjisë Nuran Izairi.
 
Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi njëheri edhe si kryetare e bashkëssisë së komunave rurale theksoi se gjitha projekte që janë realizuar deri më tani janë në të mir të qytetarve.
 
Sa i përket ujsjellësit të Tetovës, edhe Arifi premtoi se ai do të përfundojë këtë vit bashkë me rrugët Shipkovicë- Brodec  dhe Tetovë - Brodec.
 
"Viti 2016 mendoj se për qytetarët do të përfundoj saga 18 vjecare e mungesës së ujt të pishëm dhe atë e realizojm në mënyrë të plot në bashkpunim me partneritet të plot me ministrin e ekologjis projekt i cili definitivisht parashihet të përfundoj në Vjeshtë e këtij viti, sot jemi komunë kampijon në tërheqjen e mjeteve nga ministëria e buqësis në bazë të të cilave mjete përfundohet rruga Shipkovic –Brodec përfundohet rruga Tetovë – Brodec që nënkupton rruga e Banjes është përfunduar pjesa më e madhe e rrugës fshatit Sellcë", shprehet kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
 
Në llogaridhënien para qytetarve të Tetovës , funksionarët e BDI-së  premtuan që instutcionet qeveritare në bashkpunim me komunat e pollogut do të investojnë edhe në shumë  projekte tjera. 
 
VISAR SADIKI