Maqedoni

Familja Berzati, apel për ndihmë, shkëndija elektrike u shkrumbon shtëpinë - 070/719-375

07.02.2016 16:24

Shkëndija elektrike ka qenë shkas për shkrumbimin e shtëpisë të familjes Berzati nga qyteti I Tetovës...

Në momentet e rrënjesë së zjarrit bashkëshortja, tre fëmijët dhe nëna e Osmanit ndodheshin në dhomën tjetër, por ndërhyrja në kohë e fqinjëve dhe zjarrfikësve shmangin tragjetin, në këtë fatkeqësi fatmirësisht të gjithë antarët janë shëndosh e mirë.
 
"Kishim një fatkeqësi në familje, afër ora 9 e 30 të mbrëmjes, shtëpinë e ka kapluar zjarri, unë nuk kam qenë pork am pasur familjarët këtu në shtëpi, në këtë dhomën këtej kanë qenë familjarët , shkaku ka qenë rryma, zjarri ka kapluar dhomën tjetër dhe është shpërndarë jasht dhe e ka kapluar kulmin", shprehet kryefamiljari Osman Berzati.
 
Kryefamiljari Osmani në momentet kur shtëpin e ka kapluar zjarri nuk ka qenë në shtëpi por tregon se si pasojë e defektit elektrikë fillimisht është ndezur televizori pastaj për disa sekonda zjarri është shpërndarë te dritarja.
 
"Televizori ka qenë në rrymë, jo I ndezur por I fikur, ka pasur shëndije, është ndezur dicka e ka kapur perden, dritaren, dritaret janë thyer, zjarri ka kapur edhe anën tjetër të ballkonit, jasht ka qenë frigoriferi, një dollap dhe disa sende që digjen shpejt. Këtu ka qenë një boce plini dhe  për fat të mirë që nuk ka eksploduar", shprehet kryefamiljari Osman Berzati.
 
Kryfamiljari punon si kamarjes dhe mezi ka arritur ta riparoj shtëpinë e cila ka qenë e vjetër gati 50 vjecare.Shtëpia nuk ishte e riparuar me vite pasi babai më ka vdekur I ri thotë Osmani.
 
Ai ngelet pa baba në moshën 5 vjec,prej në moshën 15 vjec fillon të punoj si kamarier në  restorantet e Tetovës, punë që e punon deri më sot, fillon cdo muaj të ndaj nga kafshata e gojës për ta rregulluar sadopak shtëpin por që shkëndija e zjarrit bën që ai të humbas për disa sekonda mundin e tij disa vjecar.
 
Le tu përgjigjemi thirrjeve të Osmanit të cilin ndodhit e fundit e detyruan të kërkoj ndihmën e të tjerëve.
 
Le ta bindim këtë familje 6 antarëshe se nuk do ti lëm vetëm në këto ditë të vështira kur kanë më shumë nevoj se kurrë më parë për përkrahje. 
 
RINA TURKESHI-SAHITI