Maqedoni

Gruevski për “To Vima”: Zgjidhje për emrin po, por jo të preket identiteti

07.02.2016 16:43

Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka thëne për gazetën greke “To Vima” se dëshiron të gjindet zgjidhje për emrin, por jo edhe me çdo kusht nëse zgjidhja do të prekte identitetin maqedonas, gjuhën dhe kulturën...

Nëse pranohet realiteti se Republika e Maqedonisë ekziston dhe do të vazhdoj të ekzistojë, nëse pranohet realiteti se Republika e Maqedonisë distancohet nga çfarëdo pretendimi territorial siç kanë treguar veprime të shumta dhe siç është theksuar në Kushtetutë dhe se ne nuk kërkojmë ekskluzivitet për shfrytëzim të emrit Maqedonia, atëherë mund të gjendet  zgjidhje për emrin”, ka deklaruar Nikolla Gruevski.
 
Ai gjithashtu ka thënë se është në gjendje që të nënshkruaj me dy duart e tij se Maqedonia, nuk ka pretendime territoriale ndaj fqinjëve të saj dhe se deshiron te bashkepunoje me Greqine ne kuader te fqinjësise shteterore.
 
Lideri i  VMRO-së Nikolla Gruevski gjithashtu është shrehur i bindur se partia e tij do të jetë fituese e zgjedhjeve parlamentare. Unë jam i sigurt se VMRO-DPMNE sërish do të marrë votëbesimin e qytetarëve. Momentalisht jemi në përgatitje të programit vëllimor për zgjedhjet. Do të ofrojmë projekte për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, është shprehur Gruevski.
 
Në pyetjet e gazetës To Vima se si i komenton ai akuzat për keqpërdorim të pushtetit, Gruevski ka thënë se partia e tij është dëshumar për sukseset e mandateve. Partitë që e drejtoj me vite me rradhë merr mbështetjen nga populli. Mbështetjen e marrim falë programit précis që e ofrojmë në zgjedhje.
 
Opozita nuk ka as program e as projekt. Prej tyre thjesht prodhohen vetëm manipulime, afera të fabrikuara dhe akuza, është shprehur për gazetën e njohur greke, lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU