Botë
Tërmeti në Tajvan, foshnja 6-muajshe gjendet e gjallë nën rrënoja
07.02.2016 17:04
Një foshnje 6-muajshe është nxjerrë nga rrënojat e një pallati në Tajvan, 30 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin...

Më herët një djalë 20-vjeçar është gjetur i gjallë nën rrënoja, mirëpo janë shuar shpresat për gjetjen e 120 të tjerëve, të cilët mendohet se janë bllokuar në rrënojat e ndërtesës Weiguan Jinlong në zonën e Tainan.
Më shumë se 700 persona tashmë janë shpëtuar.
Rreth 500 njerëz janë plagosur dhe dhjetëra të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në spital.
Qindra ushtarë janë angazhuar për gjetjen e të mbijetuarve dhe në vend janë ngritur qendra për të personat që mbetën të pastrehë për shkak të tërmetit.
