Botë

Është vetëm një skenë filmi, autobusi shpërthen disa metra larg Parlamentit në Londër

07.02.2016 17:09

Turistët në Britaninë e Madhe pësuan një shok në Londër kur një autobus shpërtheu ditën e sotme në urën Lambeth...

Por skena “terrorizuese” ishte vetëm një pjesë e filmit më të fundit të Jackie Chan, “The Foreigner” me Pierce Brosnan.
 
Shoqatat e transportit të qytetit lajmëruan udhëtaret se ura do të qëndronte e mbyllur gjatë xhirimeve.
 
Në mesazh thuhej: “Filmimet do të nisin nga ora 11 e mëngjesit deri në 12 të darkës pranë parlamentit me mbylljen e korsisë në stacionin e autobusit.