LSDM: Gruevski përmes mediave greke tenton të fsheh panikun nga përballja me qytetarët
Lidhur me intervistën e Gruevskit për gazetën greke “To Vima” ka reaguar me shkrim LSDM-ja...

Sipas saj Nikolla Gruevski përmes mediave greke, në mënyrë të pasuksesshme tenton ta fshehë panikun nga përballja me qytetarët në zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike.
LSDM-ja konsideron se prapa “termeve të buta” të Gruevskit fshihet frika nga përballja me përgjegjësinë për atë që u vodhi qytetarëve 10 vite të jetës së tyre.
Duke komentuar intervistën, LSDM shton se është e vërtetë vetëm ajo se Maqedonia nuk është e njëjtë si para dhjetë viteve, porse tani situatat janë shumë më të këqija në të gjitha fushat.
Ekonomia është e gjunjëzuar, janë shpenzuar 630 milionë euro për përmendore, ndërsa 500 mijë qytetarë jetojnë në varfëri.
Njëherësh, Nikolla Gruevski dhe familja pasuroheshin në kurriz të qytetarëve, kriminalitetit dhe korrupsionit, thuhet në reagimin e opozitës.
