Botë

Kosovë, opozita ndahet për takimin e liderëve tek Jahjaga

07.02.2016 17:53

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur të shkojë në takimin e nesërm në mes liderëve politikë të Kosovës, të thirrur nga presidentja e vendit Atifete Jahjaga...

Jahjaga ka nisur ftesat në drejtim të krerëve të Qeverisë për të diskutuar kështu daljen nga kjo krizë politike që ka përfshirë vendin. Vendimin e Haradinajt e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj, i cili tha se Haradinaj ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Jahjaga.
 
Në anën tjetër, dy partitë opozitare, Vetëvendosje dhe NISMA, kanë dhënë përgjigje të qartë se nuk do të marrin pjesë në këtë takim.
 
Ndërkohë, në takimin e nesërm që fillon në ora 09:00, e kanë konfirmuar edhe dy partnerët e koalicionit qeveritar, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi.