Maqedoni

Kiracovski: Parandaluam largimin e 1700 nënpunësve të administratës

07.02.2016 18:14

Zëvendësministri plotësues nga radhët e LSDM-së Aleksandër Kiracovski gjatë publikimit të një pjese nga vlerësimet e vitit të kaluar...

Zëvendësministri plotësues nga radhët e LSDM-së Aleksandër Kiracovski gjatë publikimit të një pjese nga vlerësimet e vitit të kaluar, deklaroi se nënpunësit e administratës këtë vit nuk do të testohen e as denohen dhe se me reagimin e tij në kohë kishte parandaluar dënimet dhe largimin nga puna të rreth 1700 nënpunësve.
 
“Mos t’ju frikësojnë me dënimet në vlerësimin pë vitin 2016. Mos bini pre e presioneve. Në vitin 2016 vjen një pushtet i ri në krye me LSDM-në dhe ne do ta pezullojmë këtë vlerësim absurd. Do të vendosim model evropian të avancimit sipas modelit të karrierës, që do të varet nga vitet e kaluara në profesion. Ndërsa suksesi në punë do të sjellë pagë më të lartë. Kriteri për punësim nuk do të jetë libreza partiake, por profesionalizmi dhe përvoja e punës", shprehet zëvendësministri plotësues nga radhët e LSDM-së Aleksandër Kiracovski.
 
Kiracovski tha se së shpejti pret që të zbardhet numri i saktë i nënpunësve të administratës edhe pse institucionet përpiqen të mbajnë të fshehtë numrin e tyre.
 
Kiracovski ka kërcënuar ministren Marta Arsovska Tomocska për veto të mundshme ndaj listës së administratorëve që duhet të angazhohen për organizimin e zgjedhjeve e që do të dorëzohet në KSHZ, nëse më parë nuk publikohet numri i saktë i të punësuarve në administratë.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU