Botë

Afganistan: Janë vrarë tre punonjës gjatë vaksinimit për poliomielit

07.02.2016 19:42

Zyrtarë të Afganistanit thonë se tre punonjës të përfshirë në vaksinimin e fëmijëve afganë kundër poliomielitit, janë vrarë në provincën lindore, Kunar...

Zëdhënësi i qeverisë lokale, Abdul Ghani Musamin, tha sot se trupat e pajetë të punonjësve shëndetësorë ishin gjetur mbrëmë vonë në rethin Ghaziabad, pothuajse dy javë pasi ata ishin zhdukur.
 
“Një punonjës i vaksinimit dhe një mbikëqyrës lokal shëndetësor ishin rrëmbyer së bashku me shoferin e tyre para 12 ditësh”, tha ky zëdhënës.
 
Punëtorët e vaksinimit rregullisht janë në cak të sulmeve në Afganistan dhe Pakistan, në territoret që janë jashtë kontrollit të qeverive./evropaelire