Maqedoni
Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë të dobët jugore
08.02.2016 09:02
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me erë të dobët deri në mesatare...

Temperatura do të lëvizë prej gjashtë deri në 13 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me erë të dobët deri në mesatare jugore.
Temperatura do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.
Deri të martën do të mbizotërojë mot kryesisht stabil dhe më i ngrohtë. Nga e mërkura rajoni jonë do të jetë nën ndikimin e disa valëve të lagështa të cilat do të kushtëzojnë mot me vranësira të ndryshueshme me erë me reshje të përkohshme lokale të shiut.
Më shumë reshje priten të mërkurën, veçanërisht në pjesët perëndimore, ku në male në orët e mbrëmjes reshjet do të jenë të borës.
Të mërkurën pasdite dhe të enjten përkohësisht do të fryjë erë e përforcuar juglindore./Mia
