Maqedoni
Kosovarët në Maqedoni vetëm me letërnjoftime
08.02.2016 09:16
Me ftesë të zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçit, sot në Prishtinë për vizitë njëditore qëndron ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski...

Në kuadër të vizitës është parashikuar nënshkrimi i marrëveshjes bilaterale mes dy qeverive për kalim të kufirit mes dy vendeve me letërnjoftime biometrike, si dhe marrëveshja për hapjen e vendkalimit kufitar Stançiq-Bellanoc, të cilat më pas duhet të ratifikohen edhe nga parlamentet e dy shteteve.
Në takim, ashtu siç informojnë nga MPJ, do të bisedohet edhe për projekte të përbashkëta edhe në rrafshin rajonal.
