Maqedoni
Promovim i studimit për raste me rreziqe nga korrupsioni
08.02.2016 09:32
Promovimi i studimit të quajtur "Studime të rasteve me rreziqe nga korrupsioni" sot do të mbajë ekipi i Programit të USAID-it...

Promovimi i studimit të quajtur "Studime të rasteve me rreziqe nga korrupsioni" sot do të mbajë ekipi i Programit të USAID-it për antikorrupsion implementuar nga Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) dhe Transparenca Maqedoni.
Qëllimi i këtyre studimeve është përmirësimi i politikave për antikorrupsion, përmes analizave të gjendjeve dhe cekja e rasteve konkrete.
Për studimet do të flasin autorët Vanja Mihajllova, Artan Sulejmani, Martin Duvnjak, Aleksandar Kolekevski dhe Ana Çupeska.
Sipas organizuesve, qëllimi i projektit është informimi i shtuar dhe njohuria e organizatave civile dhe qytetarëve për kërkesë të llogaridhënies nga institucionet si dhe kontributi drejt integritetit të tyre më të lartë.
Programin e zbaton QMBN në partneritet me Institutin për demokraci Societas Civilis - Shkup, TM dhe Asociacioni për nisma demokratike (AND)./Mia
