Maqedoni

Gjatë fundjavës 25 aksidente, lëndohen 23 persona

08.02.2016 09:59

Në gjithsej 25 fatkeqësi komunikacioni gjatë tre ditëve të kaluara në Qytetin e Shkupit, 23 persona janë lënduar...

Në gjithsej 25 fatkeqësi komunikacioni gjatë tre ditëve të kaluara në Qytetin e Shkupit, 23 persona janë lënduar, ndërsa me ndihmën e automjetit special "karrotreci" janë larguar 87 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
 
Më 5 shkurt, të premten, policia rrugore ka kryer ekspertizë në gjithsej shtatë fatkeqësi komunikacioni. Prej tyre, pesë janë me pasojë dëme materiale dhe dy me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy drejtues të automjetit motorik dhe dy bashkudhëtarë.
 
Më 6 shkurt, e shtunë, është bërë ekspertizë në gjithsej 15 fatkeqësi komunikacioni. Prej tyre, gjashtë janë me pasojë dëm material dhe tetë me pasojë lëndim trupor në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë nëntë drejtues të automjeteve motorike, shtatë bashkudhëtarë dhe një këmbësor.
 
Ka ndodhur edhe një fatkeqësi me pasojë lëndim të rëndë trupor në të cilin lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor.
 
Dje, policia rrugore ka kryer ekspertizë në gjithsej tre fatkeqësi komunikacioni. Prej tyre, dy janë me pasojë dëm material dhe një me pasojë lëndim trupor në të cilën lëndime më të lehta ka marrë një drejtues i automjetit motorik.
 
Gjatë tre ditëve të kaluara nga policia rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar 111 drejtues të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni. Janë sanksionuar edhe 30 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimeve për këmbësorë ose kanë kaluar në semafor të kuq.
 
Me fillim prej orës 21 në QS "Jane Sandanski" në kuadër të ligës ABA do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare në basketboll midis MZT Aerodrom dhe Buduqnost, Mali i Zi. Me qëllim të zhvillimit të papenguar dhe të sigurt të këtij manifestimi sportiv si dhe të komunikacionit, prej policisë rrugore do të ndërmerren masa përkatëse për siguri.
 
Nga policia rrugore njoftojnë se sot prej orës 9 deri në orën 13 në udhëkryqet në rajonin qendror të qytetit vazhdon trajnimi për rregullimin fizik të komunikacionit të kandidatëve për nëpunës policorë./Mia