Botë
Egjipt, policia vret katër terroristë në jug të Kajros
08.02.2016 12:07
Ministria e Brendshme egjiptiane ka bërë të ditur se katër terroristë, të cilët akuzoheshin për sulme ndaj forcave të sigurisë, janë vrarë të dielën në jug të Kajros nga policia...

Policia kreu një operacion këtë të diel për kapjen e katër personave mjaft të rrezikshëm në një fshat në jug të kryeqytetit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, katër personat mbetën të vrarë në banesën ku qëndronin.
Mediat vendase raportojnë se personat e vrarë kanë qenë të përfshirë në një sulm ndaj forcave të sigurisë, ku mbeti i vrarë një ushtar dhe dy policë në periferi të Kajros. Katër viktimat mendohet se kanë qenë pjesë e organizatës “Ajnad Misr” (Ushtarët e Egjiptit), të cilët kanë marrë përsipër disa sulme ndaj policisë në Kajro.
