Botë

KS i OKB-së, sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

08.02.2016 12:18

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi ashpër nisjen e një rakete me rreze të gjatë veprimi nga Koreja e Veriut...

Pas një takimi urgjent në Nju Jork, Këshilli tha se do të kundërpërgjigjet me një rezolutë për sanksione të reja ndaj vendit komunist.
 
I dërguari i Venezuelës në OKB, njëherit edhe president aktual i Këshillit, Rafael Ramires, pas takimit me dyer të mbyllura deklaroi se anëtarët e këtij institucioni kanë dënuar ashpër veprimin e fundit të Koresë së Veriut.
 
“Të gjithë anëtarët pa përjashtim kanë dënuar ashpër nisjen e raketës me rreze të gjatë veprimi. Kjo përbën edhe një shkelje serioze të rezolutës së Këshillit të Sigurimit”, u shpreh Ramirez.
 
Ambasadorja e ShBA-ve në OKB, Samantha Power, kërkoi nga Këshilli që të ketë sanksione më të ashpra për Korenë e Veriut. Mbledhja e Këshillit u ftua nga Koreja Jugore, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ishin edhe shtetet e para të cilat reaguan pas lëshimit të raketës me rreze të gjatë nga ana e Koresë së Veriut.
 
Peniani tha se objektivi ishte hedhja e një sateliti në hapësirë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar është i bindur se, e gjithë kjo sipërmarrje nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e maskuar për zhvillimin e një rakete balistike me rreze veprimi gati 9 mijë kilometra, e aftë të godasë qytetet e Shteteve të Bashkuara.