Maqedoni

Nga fillimi i vitit janë dhënë 68.025 vërtetime për kërkesë të azilit

08.02.2016 12:49

Gjithsej 2.841 vërtetime të shtetasve të huaj janë dhënë në 24 orët e fundit, prej të cilëve 1.090 janë të gjinisë mashkullore dhe 657 të gjinisë femërore...

Gjithsej 2.841 vërtetime të shtetasve të huaj janë dhënë në 24 orët e fundit, prej të cilëve 1.090 janë të gjinisë mashkullore dhe 657 të gjinisë femërore, si dhe 1.091 fëmijë, të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe tre fëmijë të cilët kanë udhëtuar pa prindër,  të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
 
MPB-ja sot kumtoi se sipas shtetësisë, më së shumti u janë dhënë vërtetime shtetasve të Sirisë 1.303 pastaj 848 shtetasve të Afganistanit dhe 690 shtetasve të Irakut.
 
Në periudhën nga ora 00:00 më 01.01.2016 deri në orën 24:00 më 07.02.2016 u janë dhënë vërtetime gjithsej 68.025 shtetasve të huaj, prej të cilëve 27.661 janë të gjinisë mashkullore, 14.686 të gjinisë femërore dhe 25.551 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 127 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.
 
Sipas shtetësisë personave, të cilëve u janë dhënë më shumë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë - 33.183, të Afganistanit - 21.295 dhe të Irakut - 13.544. 
 
Në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 24:00 më 07.02.2016, deri në Sektorin për azil nuk është parashtruar asnjë kërkesë për njohje të drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
 
Në periudhën nga ora 00:00 deri në orën 24:00 më 07.02.2016, deri në Sektorin për azil kërkesa për njohje të drejtës së azilit kanë parashtruar dhjetë persona (shtatë nga Afganistani dhe tre nga Siria) në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për dorëzimin e kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
 
Në IP Qendra për pranim për kërkuesit e azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit dje janë evidentuar gjithsej 11 kërkues të azilit, prej të cilëve tetë burra, një grua dhe dy fëmijë me shoqërim të kujdestarit. Si shtesë, në pajtim me nenin 48 të Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, një burrë, një grua, pesë fëmijë minoren me shoqërim të kujdestarit, pesë persona minoren pa shoqërim të kujdestarit janë dërguar në një vend tjetër për vendosje të përcaktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale./Mia