Maqedoni

Benzinat shtrenjtohen për gjysmë ndërsa dizeli për dy denarë

08.02.2016 13:54

Benzinat prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për 0,5, ndërsa dizeli për dy denarë, vendos sot Komisioni Rregullator për Energjetikë...

Një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 58, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 60 denarë.
 
Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E-V) do të jetë 41 denarë. Për dy denarë shtrenjtohet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri dhe do të kushtojë 29,5 denarë për një litër.
 
Çmimi i mazutit M-1 HC rritet për 2,389 denarë për një kilogram do të jetë 15,246 denarë.
 
Komisioni Rregullator për energjetikë e përcaktoi çmimin e ri të karburanteve në bazë të lëvizjeve të çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe kursin e denarit në raport me dollarin në 14 ditët e kaluara./Mia