Botë

Indi, leopardi hyn në shkollë, plagos gjashtë persona

08.02.2016 15:19

Një leopard hyri në një shkollë në qytetin indian, Bangalore, duke plagosur gjashtë persona të cilët po përpiqeshin ta kapnin...

Një shkencëtar, një punonjës pyjesh dhe një kameraman janë në mesin e të plagosurve. Ata u lënduan derisa përpiqeshin të kapnin kafshën e rrezikshme, një operacion që zgjati gati 10 orë.
 
Leopardi mashkull, 8 vjeç, hyri në ambientet e shkollës në zonën e Kundalahallit pasi kishte dalë nga një pyll aty afër. Kamerat e sigurisë filmuan momentin kur leopardi sulmonte një person pranë pishinës.
 
Shkencëtari dhe punonjësi i pyjeve u plagosën teksa po përpiqeshin të rrethonin kafshën, ta qetësonin, që më pas ta kapnin.
 
Edhe pse i ishin injektuar qetësues, u arrit të kapej vetëm pasi ilaçi dha efektin, pas dhjetë orësh. Leopardi është dërguar në parkun kombëtar. 
 
Në Indi jetojnë 12-14 mijë leopardë.