Zhvarrosja e piktorit të madh, Ibrahim Kodra

08.02.2016 16:41

Piktori i madh shqiptar, Ibrahim Kodra, duket se nuk po gjen rehat as 10 vjet pas vdekjes...

Ministria e Kulturës ka vendosur të zhvarrosë trupin e tij, e atë çojë në Tiranë, me qëllim për të vënë në vend amanetin e vetë artistit të madh me famë ndërkombëtare.

Por, familjarët e Kodrës dhe banorët e fshatit Ishëm, ku trupi i tij është prehur për 10 vite, pretendojnë se amaneti i piktorit ka qenë që të prehej në varrezat e fshatit Ishëm në Durrës. Pikërisht këto debate kanë shoqëruar publikun shqiptar prej disa ditësh pas vendimit për zhvarrosjen e trupit të Ibrahim Kodrës pas 4 ditësh.

Ibrahim Kodra u lind në fshatin Ishëm, më 22 prill 1918, ndërsa ndërroi jetë në Milano, më 7 shkurt 2006. Kodra është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht. (Luljeta Ndoka, TVM2)