Botë

Greqi, fundosen dy anije, 35 migrantë të vdekur

08.02.2016 17:55

Si pasojë e fundosjes së dy anijeve në rrugën e tyre drejt Greqisë, kanë humbur jetën së paku 35 migrantë...

Siç bëjnë të ditur mediat turke, 24 njerëz janë gjetur të vdekur pranë ishullit grek, Lesbos.

Po ashtu njoftohet për 11 të tjerë të vdekur pranë provincës Izmir të Turqisë.

Këtë vit, përkatësisht deri më 5 shkurt, së paku 374 njerëz kanë vdekur në rrugën e tyre për në Evropë, ka bërë të ditur Organizata Ndërkombëtare për Migracion.