Maqedoni

“Hekurudhat e Maqedonisë”: lëshohet në qarkullim tren i ri elektromotorik

08.02.2016 18:31

“Hekurudhat e Maqedonisë” ka lëshuar sot në qarkullim të rregull tren të ri elektromotorik për udhëtarë...

“Hekurudhat e Maqedonisë” ka lëshuar sot në qarkullim të rregull tren të ri elektromotorik për udhëtarë, i pari nga gjashtë trenat e rinj për udhëtarë të blerë nga kompania kineze CRRC.

Treni i ri do të qarkullojë në linjat Veles-Shkup dhe Shkup-Veles, si dhe Shkup-Tabanoc dhe Tabanoc-Shkup.

Treni është me kapacitet për 200 udhëtarë me tabelë elektronike për menaxhim, kamera në vend të retrovizorëve, monitorë për kabinën e makinistit, vagonë të klimatizuar, apo displejë elektronik për shënim të stacioneve.

Investimi në rinovimin e parkut të automjeteve të hekurudhës është 25 milionë euro, të siguruara përmes Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim.

Paraprakisht si pjesë e projektit janë furnizuar 150 vagonë të rinj transportues, investim ky prej 13 milionë eurosh.

Me gjashtë trenat e rinj do të mbulohen rreth 60 për qind nga linjat në komunikacionin hekurudhor.