Botë

Ekstremistë të maskuar në Berlin kanë djegur 50 automjete BMW dhe mercedes

08.02.2016 20:20

Një grup prej rreth 50 ekstremistë majtistë të maskuar gjatë fundjavës në Berlin kanë dëmtuar rreth 50 automjete të shtrenjta të tipit "BMW, "mercedes" dhe "porshe"...

Ata janë të zhgënjyer dhe të zemëruar për shkak të faktit se dikur pjesë deri diku të lira nga kryeqyteti gjerman janë shtrenjtuar në disa nga vitet e fundit.
 
Sulmet që kanë ndodhur natën mes të shtunës dhe të dielës kanë shkaktuar dëm material më të madh prej një milionë eurosh, ndërsa prapa vetes kanë lënë 48 "mercedesë", "BMW" dhe "porshe" të grimcuara.
 
Dhuna e shkaktuar nga jeta e shtrenjtuar në dikur pjesët e lira të qytetit, në vitet e fundit rritet, ndërsa pikërisht automobilat janë shënjestër e zakonshme./mia