Botë

U rrëzua një helikopter rus, katër të vdekur

08.02.2016 22:04

Katër ushtarë rusë e kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri ushtarak nga tipi Mi-8 në pjesën veriperëndimore të Rusisë...

Sipas mediave ruse, helikopteri është rrëzuar në rajonin Peskova gjatë trajnimit rutinor, ndërsa pastaj është djegur.
 
"Siç njoftojnë ekipet e shpëtimit, të cilët janë në vendin e fatkeqësisë, tre anëtarë të ekuipazhit dhe teknikut-instruktor, jetën e kanë humbur në rënien e fluturakes", thuhet në kumtesën nga Ministria e Mbrojtjes të Rusisë.
 
Helikopteri është rrëzuar në afërsi të kufirit me Letoninë, ndërsa hetimi për incidentin është në vijim./mia