Maqedoni

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe temperaturë deri 22 gradë Celsius

09.02.2016 09:02

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i nxehtë, në pjesët lindore me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri në dy gradë, ndërsa e ditës prej 10 deri në 22 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i nxehtë me periudha me diell dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus dy, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 13 gradë Celsius.
 
Të mërkurën pasdite nën ndikimin e valëve të lagështa nga Mesdheu do të ketë reshje të shiut të cilat do të jenë më prezente në pjesët perëndimore të vendit ku në male do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë e përforcuar nga jugu e cila në momente do të arrijë shpejtësi edhe mbi 70 km/h. 
 
Stabilizim të motit pritet të enjten, ndërsa nga e premtja do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje lokale të shiut dhe me erë mesatare jugore./Mia