Maqedoni
Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit 11 aksidente shtatë të lënduar, karrotreci ka larguar 70 automjete
09.02.2016 10:16
Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë në gjithsej 11 aksidente trafiku...

Prej tyre, katër janë me pasojë dëme materiale dhe shtatë janë me pasojë lëndime trupore, në të cilat lëndime të lehta trupore kanë marrë tre shoferë të një automjeti, një bashkëudhëtar dhe tre këmbësorë.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 28 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjet. Tetë shoferë që nuk i kanë respektuar shenjat ndriçuese të komunikacionit në udhëkryqe, tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e bardha për këmbësorë, si dhe tetë shoferë të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit apo kanë shfrytëzuar telefon celular.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” dje nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 70 automjete, të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.
Sot Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup sot do të mbajë punëtori edukative në SHF “Vlado Tasevski” e cila ndodhet në territorin e komunës Karposh me nxënësit e klasës së dytë
Në orën 10 dhe 11 e 45 minuta ish të punësuarit e OHIS-it dhe "Aluminës" do të mbajnë protestë të qetë në bulevardin "Ilinden" para ndërtesës së Qeverisë të Republikës së Maqedonisë. Me qëllim të zhvillimit të pandërprerë dhe të sigurt të qarkullimit nga ana e policisë së trafikut do të ndërmerren masa adekuate për siguri në komunikacion, ndërsa sipas nevojës mund të ketë edhe rikahëzim të qarkullimit.
Nga policia e trafikut njoftojnë se edhe sot nga ora 9 deri në orën 13 në udhëkryqet në rajonin qendror të qytetit do të realizohet trajnim për rregullim fizik të komunikacionit të kandidatëve për nëpunës policorë. Trajnimin do ta realizojë Njësiti për siguri të qarkullimit rrugor dhe Qendrës për trajnim pranë MPB-së./Mia
