Botë
Përplasen dy trena në Gjermani, katër të vdekur dhe 150 të lënduar
09.02.2016 11:20
Nga përplasja direkte e dy trenave në binarët e njëjtë në pjesën jugore të Bavarisë në Gjermani, kanë humbur jetën të paktën katër persona...

Nga përplasja direkte e dy trenave në binarët e njëjtë në pjesën jugore të Bavarisë në Gjermani, kanë humbur jetën të paktën katër persona, ndërsa janë plagosur më se 150 persona të tjerë, ka njoftuar policia.
Mediat gjermane raportuan se njëri tren kishte dalë nga binarët, ndërsa disa vagonë ishin përmbysur. Disa udhëtarë kanë mbetur të bllokuar brenda pjesëve të trenave që janë ndeshur. Ndeshja ka ndodhur sot afër qytetit Bad Aibling, afro 60 kilometra në juglindje të Munihut.
