Maqedoni
BDI raporton para qytetarëve dibranë: Realizuam premtimet, vazhdojmë punën
09.02.2016 16:00
Para qytetarëve dibranë, me moto “Bashkë realizojmë”, mbrëmë Bashkimi Demokratik për Integrim prezantoi projektet e realizuara në Komunën e Dibrës dhe rrethinën e saj...

Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, tha se në qytetin e Dibrës dhe në rrethinën e saj janë investuar dhe janë realizuar premtimet e dhëna para zgjedhjeve të fundit.
“Është investuar në ndërtimin e shëtitores së Dibrës, në ndërtimin e godinës së gjimnazit, janë shtruar mbi 50 mijë metër katror rrugë e trotuare me pllaka begatoni, si dhe një sërë investime të tjera”- deklaroi kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata.
Gjatë këtij viti do të fillojë realizimi i projektit për ndërtimin e rrugës Kërçovë-Dibër, rehabilitimi i sistemit të ujitjes në Dibër, si dhe shumë projekte në infrastrukturën rrugore.
BDI ka filluar takimet me qytetarët, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë raporton për punën e bërë.
“Në fund, në këtë drejtim, të gjitha shtabet njëkohësisht punojnë për zgjedhjet e 24 prillit, që BDI të shënojë edhe një fitore të madhe”, tha Neziri.
ATLI DEMA
