Maqedoni

Ambasadorët e BE-së, mbështetje të plotë për ekipin e Janevës

09.02.2016 17:11

Faktori ndërkombëtar konfirmoi mbështetjen e fuqishme ndaj prokurores speciale, Katica Janeva...

Shefi i delegacionit të BE-së, Aivo Orav, dhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Holandës, Italisë, Spanjës dhe vendeve të tjera anëtare pritën në një takim Janevën në zyrat e BE-së.

Megjithëse refuzuan të japin detaje nga takimi i sotëm, nga ambasada e BE-së në Shkup deklaruan shkurt: “Të gjithë ambasadorët e BE-së në Shkup shprehën mbështetjen e fuqishme për pavarësinë e prokurores speciale Janeva dhe punën e saj”.