Maqedoni
Padi penale për tre persona për tentimin e djeshëm për plaçkitje në Veles
09.02.2016 18:41
Sektori për punë të brendshme në Veles në bashkëpunim me prokurorinë kompetente parashtroi padi penale...

Sektori për punë të brendshme në Veles në bashkëpunim me prokurorinë kompetente parashtroi padi penale kundër D.S (1982) nga fshati Buzallakovë -SO Veles, Q.A (1990) dhe A.K (1996) nga Shkupi, të dyshuar se së bashku kanë kryer vepër penale "plaçkitje".
MPB-ja sot njoftoi se i denoncuari i parë ka kryer një vepër penale "ndihmim në kryerjen e veprës penale", ndërsa i denoncuari i dytë është i dyshuar se ka kryer një vepër penale "mbajtje e palejuar e armëve dhe materieve shpërthyese".
Të denoncuarit, theksohet në kumtesë, i kanë shkaktuar Stopanska Bankës SHA-Shkup dëm material prej 4.000.000 denarë.
Të tre personat e denoncuar edhe paraprakisht janë denoncuar për vepra penale kundër pronës, për të cilat të denoncuarit të parë dhe të dytë u janë shqiptuar edhe dënime me burg, ndërsa të denoncuarit të tretë i janë shqiptuar masa edukative.
I denoncuari i dytë dhe i tretë me padi penale, do të nxjeren para prokurorit publik kompetent.
Ndërmerren masa për gjetjen e të denoncuarit të parë./mia
